Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale dhe avionë zjarrfikës nga Greqia, kanë vënë nën kontroll zjarret në masivin malor të Shtugarit në Finiq dhe zonën ndërkufitare.
Koordinimi me Agjencinë Greke të Mbrojtjes Civile dhe Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile ka qenë i suksesshëm, duke stabilizuar situatën.
Ndërhyrje të tjera ajrore u realizuan me sukses në Poliçan dhe Elbasan, duke parandaluar dëme të mëdha në zonat pyjore.
Ministria e Mbrojtjes apelon për kujdes maksimal dhe paralajmëron qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë dhe të raportojnë çdo rrezik.