Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani para disa muajsh u nda nga jeta. Ai ditën e sotme do të kishte festuar 45-vjetorin e lindjes. Edlira Çepani, bashkëshortja e tij në rrjetin social ka ndarë një mesazh prekës ku ka kujtuar Gertin.
“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë”, shkruan Edlira.
Ajo ka postuar edhe një foto me bashkëshortin e ndjerë dhe krahas saj shkruan: “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave.”