-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata lë në burg autorin e vjedhjes në Kamëz! I riu: S’jam në dijeni për ngjarjen!

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg me afat 60 ditor 22 vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz të ndodhur disa ditë më parë.

Ndërkohë Hysa është shprehur se nuk është në dijeni për ngjarjen pasi motori tij është më i vogël në masë se sa motori që autorët kanë kryer grabitjen.

Ndërkohë policia gjatë hetimeve të kryera në banesën e 22 vjeçarit në Fushë-Krujë bën me dije se ka gjetur veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar.

Sipas burimeve bëhet me dije se i riu rezulton të jetë një person me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër të dyshuar dhe po punon për arrestimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit