Drejtori sportiv i Milanit Igli Tare prezantoi trajnerin e ri Massimiliano Allegri, duke theksuar se tekniku italian do të sjellë përvojë dhe mentalitet fitues në ekip.
Në konferencën për shtyp, Tare foli edhe për merkaton, duke konfirmuar ofertën për mesfushorin shqiptar Ardon Jashari.
“Ai dëshiron të vijë te Milani, kemi bërë një ofertë serioze, por duhet të respektojmë kontratën e tij me Club Brugge”, tha Tare.