U sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke. I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, që foli për raportet mes dy vendeve.
“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi” tha ai.









