Gjatë sezonit turistik dhe në kuadër të kontrolleve për sigurinë publike, në Ksamil u ndalua një “Range Rover” me drejtues nga Kosova.
Gjatë kontrollit, në çantën e dorës së tij u gjet një pistoletë “Beretta” së bashku me municione.
I arrestuari është 31-vjeçari Shkëlqim Murati, banues në Gjilan.
Arma dhe municionet u sekuestruan, ndërsa rasti kaloi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Sarandës.