Një 43-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Milot-Morinë. Ai po transportonte me automjet 6 egjiptianë me qëllim për ti kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Nga hetimet 43-vjeçari Defrim Matmuja organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina dhe 1 celular. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.








