Një ilaç i ri kundër malarias për foshnjat dhe fëmijët e vegjës është miratuar për përdorim. Ndërkohë pritet që të nisë shpërndarja në vendet afrikane brenda disa javësh.
Ilaçi i ri, i quajtur Coartem Baby është zhvilluar nga kompania Novartis në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse Medicines for Malaria Venture (MMV). Ai është miratuar nga autoritetet zvicerane dhe pritet të përdoret fillimisht në tetë vende afrikane, të cilat morën pjesë në testime.
Sipas të dhënave, në vitin 2023 malaria shkaktoi rreth 597 mijë vdekje në mbarë botën, gati 75% e tyre ishin fëmijë nën moshën pesë vjeç, shumica në Afrikë.