Protesta antiqeveritare kanë ndodhur në qytete të ndryshme në Kenia. Si pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe mbi 500 janë arrestuar.
Protestuesit dolën në rrugë në përvjetorin e 35-të të marshit historik pro-demokracisë të njohur si “Saba Saba”, pasi janë të pakënaqur ndaj korrupsionit, brutalitetit policor dhe rrëmbimeve të kritikëve të qeverisë.
Për të shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. Autoritetet thanë se 11 civilë u plagosën, ndërsa Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në Kenia (KNHCR) raportoi për të paktën 29 të lënduar.