Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është liruar nga burgu me kusht. Avokati i tij Ledio Braho u shpreh që më në fund pati një element minimal drejtësie për të.
“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik.“, u shpreh Braho.
Raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori dha dakordësinë për lirimin. Ndërsa Salianji u shpreh se do të flasë sot në orën 5 nga selia e PD.
U lirua nga burgu/ Salianji: Do flas në orën 5 nga selia e PD-së