Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur si “Hidrovori”.
Një 29-vjeçar belg, Yesisin Zigholoyede ka humbur kontrollin e motomjetit “Dayang” me targë BT 665 dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anës rrugës. Si pasojë ai ka pësuar fraktura në të dyja këmbët dhe është dërguar në spital.
Nga testet e kryera nga hërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ka rezultuar se 29-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.