Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Një peson ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Katër persona janë lënduar, dhe një person ka ndërruar jetë”, tha ai.
Gashi shtoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.