-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i familjes së 27-vjeçarit në Lipjan nuk lejohet në seancë: Gjyqtarja nuk më la, kjo është keqardhje

Kryesoret

Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj pesë policëve të dyshuar në vrasjen e 27-vjeçarit në Lipjan. Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha nuk është lejuar që të marrë pjesë në seancë.

Hoxha pak para nisjes së seancës ka thënëse gjyqtarja nuk ia ka mundësuar pjesëmarrjen. Ai ka shprehur se do të ishte e drejtë që pala e dëmtuar të ketë një qasje dinjitoze, duke qenë e pranishme në seancë dhe duke mbetur e informuar për çështjen.

“Unë erdha sot për të marrë pjesë në seancën që mbahet lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit nga ana e Prokurorisë. Mirëpo, çuditërisht, gjyqtarja e procedurës paraprake më refuzoi që të marr pjesë në seancë dhe të mbetem i informuar si përfaqësues i palës së dëmtuar.

Kërkova sqarime dhe insistova disa herë, mirëpo qasja ishte e tillë që unë nuk duhej të merrja pjesë. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, në nenin 63 parasheh të drejtën e të dëmtuarit dhe në nenin 64 të drejtën për të mbetur i informuar.

Nuk e parasheh shprehimisht prezencën e palës së dëmtuar në seancat për caktimin e masës së sigurisë, mirëpo ka qenë e arsyeshme dhe e drejtë që pala e dëmtuar të ketë një qasje dinjitoze, duke qenë e pranishme në seancë dhe duke mbetur e informuar për çështjen. Fatkeqësisht, kjo u refuzua, dhe është për të ardhur keq”, ka thënë avokati Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit