Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 44-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari nxori në votim Komisionin për votim të fshehtë.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan sërish dhe kërkuan një votim të hapur.
Nga 101 deputetë që ishin në sallë 55 votuan pro, asnjë kundër dhe abstenim. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka dhënë një afat 30 ditor për të konstituar Kuvendin.