Nga detajet e reja zbulohet se 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit është i hetuar për disa vjedhje.
Policia e Matit e gjeti 23-vjeçarin 10 metra larg liqenit të Shkopetit. Dyshohet se ai është mbytur dhe futur në makinë. Më pas makina është hedhur në liqen por si pasojë e rrokullisjeve ai është nxjerrë jashtë makinës.
Ndërkohë policia dhe grupi i posaçëm po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Personi që gjeti 23-vjeçarin në liqenin e Shkopetit: Ka një shenjë plumbi në trup








