Nga operacioni i koduar “Operacionalja 53” u arrestua një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Gjykata e Romës i kishte lëshuar urdhër arresti Elis Rogës për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Këto vepra penale sipas Kodit Penal italian, parashikoojnë një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Ndërkohë po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.