-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Fierit dënon me 12 vite burg Ilir Nukajn për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen

Kryesoret

Gjykata Themelore e Fierit shpalli sot fajtor Ilir Nukajn për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen” ndaj Namik Rustemit dhe e dënoi me 12 vite burgim. Ndryshe nga kërkesa e Prokurorisë që kërkoi 10 vite, trupa gjykuese vendosi dënimin më të rëndë.

Pas vendimit, familjarët e viktimës reaguan me fyerje dhe kanosje në sallën e gjykatës, ndërsa mbesa e viktimës u shoqërua nga policia pasi kundërshtoi daljen nga godina dhe dëmtua derën kryesore të gjykatës. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin ndaj saj.

Ngjarja ndodhi më 13 tetor në fshatin Povelçë, ku viktima u sulmua jashtë dyqanit të tij ushqimor pas refuzimit për të shitur alkool.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit