-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ Hapësirat publike nën presion nga bizneset private

Kryesoret

Zënia e trotuareve dhe hapësirave publike nga biznese private në Korçë po kthehet në shqetësim të përditshëm për qytetarët. Në disa zona qendrore, si përballë kinemasë dhe bibliotekës së qytetit, pjesë të konsiderueshme të trotuarit janë zënë nga tavolina dhe karrige lokale, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve.

Edhe pse një pjesë e këtyre zënieve janë të mbuluara me leje nga autoritetet vendore, situata në terren tregon një mospërputhje mes asaj që është miratuar dhe asaj që po ndodh realisht. Ka dyshime se në disa raste, hapësirat e shfrytëzuara janë më të mëdha se ato për të cilat paguhet qira, duke ngritur pikëpyetje për menaxhimin nga strukturat përkatëse.

Qytetarët shprehen të irrituar, ndërsa institucionet apelojnë për respektim të rregullave, pa ofruar zgjidhje konkrete për rikthimin e funksionit publik të këtyre hapësirave. Balanca mes interesit të biznesit dhe të drejtës për hapësirë të lirë mbetet një sfidë që kërkon vëmendje të menjëhershme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit