Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Mësohet se organi hetues e ka publikuar këtë në faqen zyrtare të saj, pasi janë pyetur në lidhje me Aeroportin.
Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi penal. Ndërkohë që sipas informacioneve të ndara nga SPAK, ndodhen në fazën e hetimit paraprak.
Ndërkohë që po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale nëse kanë qenë në përputhje me ligjin./ Lapsi.al