-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit, Beci: Akti heroik u kthye në tragjedi

Kryesoret

Mesditën e djeshme një kapitenin i anijes turistike në liqenin e Shkodrës duke shpëtura turistët që po rrezikonin jetën është mbytur. Forcat polumbare dhe punonjës të bashkisë Shkodër po vazhdojnë për të gjetur trupin e kapitenit, Arben Anamali.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili shprehet se ky akt heroik e ktheu atë në tragjedi për për dhe për familjen e tij.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.
Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.
Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”, shkruan Beci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit