Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Mat, ku Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Raportohet se 23-vjeçari ka pasur mavijosje në zonën e fytit.
Sipas Report Tv, këto shenja dyshohet se në fillim ai është mbytur me litar dhe më pas është hedhur së bashku me makinën në zonën e Shkopetit, në mënyrë që të fshihej krimi.
Hetimet për të zbuluar ngjarjen janë përqendruar në dy pista, në parcelat e kultivuara me kanabis dhe e dyta ndonjë konflikt të mundshëm për arsye xhelozie apo lidhje sentimentale.