Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon edhe në Tiranë. Disa nga bizneset i kanë liruar vetë pas njoftimit që bëri kryeministri Edi Rama, ku u shpreh se do të gjobiten dhe përballen me ligjin.
Pronarët e bizneseve pas Muzeut Kombëtra te “piazza” kanë refuzuar që të lirojnë hapësirat. Kështu policia Bashkiake e Tiranës ka dërguar atje fadroma dhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbrimit për prishjen e lulishtes.
Ndërsa pronarët e zonës si “Delijorgji” kanë dalë në protestë para ambienteve të tyre dhe janë shprehur se çmontimi i strukturave prej xhami do t’u paralizonte punën sepse vetëm ambientet e jashtme kanë për shërbim.