-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daja i Shabanit i djeg mandatin Lapajt? Flet për 5Pyetjet.al: Nuk jam i qartë

Kryesoret

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” fitoi një mandat në zgjedhjet e 11 Majit. Adriatik Lapaj deklaroi publikisht se do të hiqte dorë nëse nuk fitonte më shumë se një dhe rrjedhimisht mandati i kalonte Endri Shabanit, por më pas kreu i Shqipëria Bëhet u tërhoq.

Por ka ndodhur diçka e papritur. Që të futet Lapaj në parlament duhet të japin dorëheqjen të gjithë kandidatët nga lista e mbyllur, por njëri prej tyre Zeqir Kordhoni është tërhequr nga premtimi para 11 Majit.

Kordhoni deklaroi se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.

I kontaktuar nga “5Pyetjet.al” Zeqir Kordhoni u shpreh se “Nuk mund të flas pa fol me Adriatikun se është puna se nuk jam i qartë” tha ai. Sipas burimeve mediatike, Zeqir Kordhoni është daja i Endri Shabanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit