Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romës për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, konferenca për rimëkëmbjen e Ukrainës.
Rama u prit nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë liderët botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.