-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Salianji: Në qeli, izolimi numërohet me durim dhe qëndresë, jo me orë

Kryesoret

Ish deputeti Ervin Salianji është i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të qytetit të Kavajës. Salianji sapo ka dalë nga burgu i Fierit dhe ky aktiviteti i parë i tij pas lirimit.

Ai u shpreh se sot po flet si një njeri që njohu burgun si një realitet i diktaturës së re. Salianji theksoi se izolimi numërohet me durim dhe qëndresë.

“Jam i nderuar të më jepet rasti të flas në këtë inaugurim dhe zemra më thotë të flas si qytetar, përveçse si politikan. Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun jo si metaforë por si realitet në diktaturën e re. Një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim me heshtje dhe qëndresë. Sot nuk përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu, as nuk po qëndrojmë një heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur. Josif Budo nuk ra nga rastësia. Ai doli të kërkonte liri, drejtësi. Josifin nuk e mori jeta, kishte guximin të mos pranonte padrejtësinë dhe mungesën e lirisë si simbol i çdo qytetari të Kavajës që nuk pranon të nënshtrohet dhe ështëe në ballë të përpjekjeve për liri. Të mos pranonte të jetonte në gjunjë, në një vend ku vetë fjala të kushtonte jetën.”, tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit