Presidenti Donald Trump mbrëmjen e djeshme njoftoi se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke nisur nga 1 gushti. Trump tha se synohet që të mbrohet siguria kombëtare e SHBA.
“Bakri është materiali i dytë më i përdorur nga Departamenti i Mbrojtjes!”, shkroi Trump në Truth Social.
Ai shtoi se vendi ka nevojë për këtë metal në ndërtimin e gjysmëpërçuesve, avionëve, municioneve dhe qendrave të të dhënave.
Gjithashtu Trump njoftoi edhe vendimin për vendosjen e tarifave prej 50% për importet nga Brazili, duke publikuar në Truth Social një letër që i kishte dërguar presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Në letër, ai informonte se këto tarifa do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.