58-vjeçari shqiptar Fatos Cenaj teksa po ikte për në punë u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e 8 qershorit. Hetuesit italianë janë përqendruar në pistën në terren dhe po analizojnë kamerta e sigurisë ku kishte shkuar 58-vjeçari.
Viktima kishte kaluar nga qendra e qytezës së Fontanivës, ku jetonte, deri në stallat e kalërimit në fermën Dindo, ku kryente punë të lehta.
Sipas mediave italiane, janë evidentuar 30 makina që po kalonin pak para se të vritej 58-vjeçari. Prokuroria Italiane po kryen një analizë balistike duke nisur nga jeta personale e viktimës.
Karabinierët po bashkëpunojnë me forcat e rendit në Shqipëri për të thelluar më shumë në jetën e këtij burri gjatë viteve që ai jetoi në Shqipëri.Oficerët intervistuan rreth 30 dëshmitarë dhe ekzaminuan qindra metra katrorë, përfshirë edhe me ndihmën e dronëve.