Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Fierzes në Belsh, duke shkrumbuar rreth 15 hektarë me ullishte, vreshta dhe bimësi të ndryshme.
Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, duke vështirësuar përpjekjet për shuarjen e tyre.
Zjarrfikësit e Belshit ndërhynë me urgjencë dhe pas një beteje disa orëshe arritën ta vendosin situatën nën kontroll.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, duke mos përjashtuar as mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.