Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se raporti i Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri ka groposur shtetin ligjor në vend. “Kam këtu një dokument-raport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.
Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri, pra sot po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.
Pra, me një objektivitet të madh, në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor”, theksoi Berisha.