-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati: Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të historisë europiane

Kryesoret

Në 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësuar këtë ngjarje si një nga krimet më të rënda të historisë moderne europiane. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe dënoi qëndrimin e paqëndrueshëm të Serbisë ndaj kësaj tragjedie.

Bushati kritikoi presidentin serb Aleksandar Vučić për, siç tha ai, përdorimin politik të Srebrenicës: “Në 2015 u paraqit si europianist, por më pas u rikthye te retorika nacionaliste dhe udhëhoqi përpjekjet për të bllokuar rezolutën e OKB-së për njohjen e gjenocidit.”

Ai përshëndeti miratimin më 23 maj 2024 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, një nismë e mbështetur edhe nga Shqipëria.

Duke iu referuar përvojës së shqiptarëve gjatë viteve ’90, Bushati tha se drejtësia për viktimat boshnjake është një çështje e rëndësishme edhe për shqiptarët. Ai gjithashtu theksoi nevojën për një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj vuajtjeve në konflikte të tjera si në Ukrainë dhe Gaza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit