-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN viziton Shqipërinë: Vlerësime për ekonominë dhe politikën monetare

Kryesoret

Më 11 korrik 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Anke Weber.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe masat për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Guvernatori Sejko informoi se ekonomia shqiptare po rritet me ritme të qëndrueshme, inflacioni është ulur dhe sektori bankar mbetet i fortë.

Ai tha se Banka e Shqipërisë ka lehtësuar politikën monetare për të përshpejtuar kthimin e inflacionit në objektiv.

FMN vlerësoi politikën e ndjekur nga banka, theksoi rëndësinë e një kursi të lirë këmbimi dhe përgëzoi punën për forcimin e mbikëqyrjes bankare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe modernizimin e sistemit të pagesave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit