-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulsi Manja presion drejtësisë: Prokurorja e ‘Thethit’ e paaftë, merrni masa direkt

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që iu drejtua ILD-së për masë disiplinore për prokuroren Elsa Gjeli që nuk filloi hetimet për ndërtimet në Theth u shpreh se magjistratja është e paaftë. Manja listoi argumentet e tij në një deklaratë për mediat.

“Prokurorja ka marrë përsipër pa kryer asnjë hetim, apriori, ka arritur në konkluzion që mungon faji që e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale dhe hetimit në zemër të Thethit.

Në vendim ka edhe pasaktësi të tjera. Absurdi qëndron që prokurorja i referohet një ligji të shfuqizuar që nuk është më në fuqi në Shqipëri” tha ai.

Ditën e sotme prokurorja i kërkoi qëndrim ILD-së pas presionit të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se Elsa Gjeli bën ese filozofike. Debati vazhdon, tashmë vendimin e ka në dorë ILD-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit