Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, avokatit Çlirim Shahini dhe dy biznesmenëve, Vasil Bakalli dhe Pando Papuçi.
Të akuzuarit dyshohen për korrupsion dhe përpjekje për të ndikuar në vendimet e drejtësisë për përfitim financiar.
Hetimet e SPAK tregojnë se Llaho dyshohet të ketë favorizuar persona të hetuar në këmbim të përfitimeve, ndërsa biznesmenët dhe avokati janë përfshirë në ryshfete për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët.
Çështja do të shqyrtohet nga një trupë prej tre gjyqtarësh, ndërsa një prej të akuzuarve ka kërkuar gjykim të shkurtuar.









