Një vatër zjarri është shfaqur sot në një zonë me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë në terren, por ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të relievit malor dhe erës që po favorizon përhapjen e flakëve.