Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social pas përplasjes së deputetëve Spahia dhe Boçi me policinë në Theth. Ata së bashku me banorët kanë kundërshtuar IKMT dhe policinë për të shembur shtëpitë në Theth.
Berisha thotë që dënon me forcë terrorin dhe mbështet banorët për qëndresën e tyre ndaj krimit.
“Më të zi se pushtuesit, fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba! Pengojnë Nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët!
Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe terrorin e Ramaduros dhe fallangave të tij të krimit ndaj banorëve të Thethit. Mbështetje të plotë banorëve për qendresën e tyre ndaj krimit dhe terrorit shtetëror.”, shkruan Berisha.