Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi ka zbuluar se vuante nga sëmundja e rëndë, kanceri. Ai tregoi se ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe sfiduese, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
“Nuk kam dashur të kërkoj mëshirë. E kam mbajtur për vete, për familjen. Nuk doja që njerëzit të më mëshironin, por të më mbanin mend për atë që jam si artist dhe si njeri,” tha ai.
Ai tha se betejën e fitoi falë forcës së tij shpirtërore, përkushtimit personal dhe mbështetjes së pakushtëzuar nga familja.
“Mbështetja që kam pasur nga njerëzit e mi të afërt më ka dhënë forcë të ec përpara. Jam mirënjohës për çdo ditë që kam sot.”, tha Getoari.








