Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% mbi mallrat e importuara evropiane.
Macron në platformën e tij X i bëri thirrje Bashkimkit Evropian që të përshpejtojë përgatitjet për hakmarrje të mundshme tregtare dhe të mbrojë interesat e saj strategjike.
“Më shumë se kurrë, është përgjegjësi e Komisionit të riafirmojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane,” shkroi Macron.