Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, pati një takim të veçantë me mërgatën shqiptaro-amerikane. Osmani u ndau medalje presidenciale individëve nga diaspora që dhanë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.
Ajo theksoi se në vitet ’80 dhe ’90, kur populli shqiptar në Kosovë ishte nën kërcënimin e regjimit shtypës dhe gjenocidal të Millosheviqit, mërgata shqiptaro-amerikane u bë mbështetje e rëndësishme.
Ajo shërbeu si një simbol i besimit dhe shpresës, duke kontribuar jo vetëm për mbijetesën e kombit shqiptar, por edhe për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.