Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda ka firmosur ndryshimet në komisariate. Mes emrave është edhe një grua. Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e cila vjen nga detyra e shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës.
Edjona Dano emërohet shefe në komisariatin e Policisë Kuçovë
Florian Dano emërohet shef në komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.
Elvid Shehu emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë.
Ferit Merkaj emërohet shef në Komisariatin e Policisë Himarë.
Kliton Zharri emërohet shef në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Ajet Bega emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Leonard Ndreka emërohet shef në Komisariatin e Policisë Gramsh.
Krenar Guçe emërohet zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Elbasanit
Gentian Dedej emërohet shef në Komisariatin e Policisë Pogradec









