-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e objekteve pa leje në Theth, turisti: Sendet e mia janë ende në rrënoja, nuk më lejuan t’i merrja

Kryesoret

Turistët në Theth kanë shprehur shqetësimin e tyre në shembjen e objekteve pa leje.
Një shqiptaro-britanik në një prononcim për mediat ka thënë se ka ardhur që të kalojë disa ditë në fshatin turistik në Theth. Ai ka treguar që në momentin kur policia ka boshatisur godinën ka qenë duke fletur.

“Përshëndetje! Emri im është Kujtim. Jam këtu përreth 3 javë, dhe kam rezervuar edhe për një muaj tjetër. Po flija atje, dhe ata erdhën papritur duke bërtitur: ‘Dilni jashtë, dilni jashtë’. U thashë: ‘Çfarë po ndodh?’ Më thanë: ‘Kjo do të shembet’. I thashë: ‘Pse? Keni ndonjë dokument apo diçka?’ ‘Jo’, më thanë, ‘thjesht do të shembet’. Askush nuk më dha ndonjë arsye, nuk më shpjeguan asgjë. U thashë: ‘Dakord, vetëm prisni sepse kam çdo gjë personale aty brenda’.

Askush nuk më lejoi as të merrja gjërat e mia. Pasaporta ime ndodhet atje, gjithçka është atje, poshtë rrënojave. Nuk e di si do të vazhdojë. Do të shkoj nga këtu drejt e te Ambasada Britanike, kam filmuar çdo gjë. Mendoj që do ta zgjidh vetë këtë problem, nëse më lejohet ta marr vetë pasaportën atje, nën rrënoja. Të gjithë duan të vijnë këtu, nuk është se bëhet fjalë vetëm për mua. Unë jetoj në Angli, udhëtoj kudo. Shkoj në Egjipt, kudo që shkoj, të gjithë flasin për Shqipërinë, për Thethin, që të vijnë ta vizitojnë, është një vend i bukur. E shikoni këtë njeri, të cilit policia i shembi ndërtesën? Janë njerëz shumë të mirë. Në vend që t’i sulmojë (policinë), ai u jep ujë atyre. Kjo do të thotë që ky vend po investohet shumë në çdo turist që vjen këtu”, tha turisti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit