-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon zjarri në Skuraj, në ndihmë 50 forca dhe 30 efektiv

Kryesoret

Zjarri në masivin pyjor në fshatin Skuraj të Kurbinit vazhdon të jetë aktiv. Pasditen e djeshme në ndihmë shkoi edhe helikpetri ku ndërhyri nga ajri, por nuk arriti që të shuajë plotësisht zjarrin. Ndërsa ditën e sotme janë angazhuar në terren 50 forca të bashkisë Kurbin dhe 30 efektiv të forcave të armatosura.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara tha se vemendja është përqëndruar në shuarjen e plotë të këtij zjarri dhe është ende herët për të folur për shkakun e tij.

“Situata për momentin është stabël, vatra e zjarrit per momentin është aktive. Kemi nisur punën me forca shtesë edhë nga Kamëza. Po punojmë por vatra e zjarrit është shumë aktive. Është ende shpejt të flasim për vatra zjarri të qëllimshme apo jo sepse ka patur një erë që për 1 minut e ka përhapur shumë shpejt flakët”, tha Cara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit