Pas disa ditësh nga nisja e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit organizuan një kuvend para kishës së fshatit, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjes dhe hapjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet.
Në tubim mori pjesë edhe Zef Vladi nga Shala, i cili theksoi rëndësinë historike të kullave tradicionale dhe e cilësoi shembjen e tyre si të padrejtë. Ai tha se banorët janë të gatshëm për bashkëpunim, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë kulturore.
“Këto shtëpi janë ndërtuar me mund e sakrifica. Kërkojmë dialog, jo shkatërrim,” u shpreh Vladi, duke përmendur mbështetjen që banorët e Thethit kanë marrë edhe nga zona të tjera si Dajti, Puka dhe Dukagjini.
Banorët e Thethit kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme nëpërmjet dialogut me qeverinë, pa cënuar trashëgiminë dhe identitetin e tyre kulturor.


 
                                    





