-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut i ofron mbështetje Rusisë për luftën në Ukrainë

Kryesoret

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore.

Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar “rrënjën e problemit të krizës ukrainase”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, Kim dhe Lavrov janë takuar të shtunën “në një atmosferë të ngrohtë miqësore”.

Lideri koreanoverior ka shprehur “besimin e plotë që ushtria dhe populli rus do të fitojnë në plotësimin e këtij synimi për mbrojtje të dinjitetit dhe interesave bazike të shtetit”.

Ndërsa në Telegram, Ministria e Jashtme ruse e ka publikuar një video ku shihen dy zyrtarët duke përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit