Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi një takim me homologun kinez, Wang Yi, në Pekin, ku diskutuan mbi luftën në Ukrainë, tensionet me SHBA-në dhe çështjet ndërkombëtare si konflikti Izrael-Iran dhe gadishulli Korean.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në organizata ndërkombëtare si OKB, BRICS, G20 dhe APEC.
Vizita e Lavrovit në Kinë pason një ndalesë në Korenë e Veriut dhe paraprin pjesëmarrjen e tij në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Rusia dhe Kina mbajnë një “partneritet pa kufij” që prej shkurtit 2022. Megjithëse Kina mban një qëndrim zyrtarisht neutral ndaj pushtimit rus të Ukrainës, Perëndimi e akuzon për mbështetje të heshtur ndaj Kremlinit.