Anëtarja e Kryesisë në Partinë e Lirisë, Miranda Rira në një deklaratë për mediat ka folur rreth urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë. Ajo tha se shkarkimi i drejtorit të bashkisë nuk është atribut i kryeministrit, por i kryebashkiakut.
Gjithashtu ajo u shpreh se se i vetmi atribut i kryeministrit është ai i shkarkimit të kreytarit të bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore.
Sipas saj, një kryeministër që rrëmben cdo pushtet është por një despot i etur për pushtet që nuk njeh më asnjë kufi.
“Shkarkimi i drejtorëve bashkiakë është atribut i kryetarit të bashkisë, i cili ështe edhe organi ekzekutiv në kuptimin e Kushtetutës dhe të ligjit 139/2015. I vetmi atribut që ka Kryeministri (kryetari i këshillit të ministrave) është ai i shkarkimit të kreytarit të bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore.
Përvec ligjit 139/2015 dhe Nenit 13 të Kushtetutës, me veprimet e fundit kryeministri Rama ka shkelur edhe Karten Europiane e Autonomisë vendore, organ i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europes, ku garantohet autonomia vendore e bashkësive lokale si themeli i cdo regjimi demokratik.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore u krijuan si entitete të veçanta, për t’i shërbyer më mirë dhe sa më shpejt qytetarëve, duke u mbështetur në dy parime baze, ai i autonomisë vendore dhe subsidiaritetit, pra ushtrimit të kompetencave vendore, në një nivel qeverisjeje sa më pranë komunitetit.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, të vendosin taksa vendore e tarifa si edhe të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre.
Reforma territoriale, që kushtoi miliona euro, me qëllimin shkrirjen se 360 komunave dhe bashkive në vetëm 61 njësi të vetëqeverisjes vendore, u bë pikërisht për të patur një ndarje përfundimtare midis pushtetit vendor dhe atij qëndror, për të rritur demokracinë lokale, për te sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit, për të patur një funksionim të pavaruar dhe autonom të njësive të qeversijes vendore/bashkive.
Si një ish kryetare bashkie, kam parë sesi decentralizimi ekziston vetëm në letra dhe jo në realitet, sesi ky parim shkelet sidomos kur kryetari i bashkise i perket nje subjekti tjeter politik.
Dua të theksoj se veprimet politike të kryeminsitrit, nuk janë gjë tjetër vecse një grusht i fortë përkundrejt autonomisë vendore të bashkive, që me shumë gjasa do te vazhdojë edhe në bashki të tjera. Një kryeministër që rrëmben cdo pushtet, nuk është më një kryeminstër i një vendi demokratik, por një despot i etur për pushtet që nuk njeh më asnjë kufi.”, tha ajo.