Interi dhe Klub Bryzhi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të ri Aleksandar Stankoviç në Belgjikë, për një shumë bazë prej 8 milionë eurosh, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh që lidhen me performancën e lojtarit.
19-vjeçari, i rritur në akademinë e Interit, nis kështu aventurën e tij jashtë Italisë, ndërsa klubi zikaltër ruan një klauzolë të rëndësishme në kontratë: të drejtën e riblerjes për 28 milionë euro.
Kjo tregon besimin e Interit në potencialin afatgjatë të Stankoviç dhe dëshirën për ta monitoruar nga afër zhvillimin e tij.
Ky transferim është pjesë e strategjisë së Interit për të zhvilluar talentet e rinj dhe për të siguruar mundësi të reja për ta, duke ruajtur në të njëjtën kohë kontrollin mbi të ardhmen e tyre sportive.