Policia e Tiranë ka proceduar një 39-vjeçar me iniciale A.D., pasi një hapësirë të përbashkët midis pallateve në rrugën “Medar Shtylla”, e kishte kthyer në një vendparkim automjetesh.
Policia bashkiake së bashku me forcat e Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit ndërhynë dhe liruan hapësirën që 39-vjeçari e kishte zënë pa leje dhe kthyer në vendparkim automjetesh.
Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.