-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket djali 5-vjeçar nga një kamp në Itali, policia operacion të gjerë kërkimi

Kryesoret

Mbrëmjen e së premtes me 11 korrik, një djalë 5-vjeçar është zhdukur nga një kamping në zonën Latte të Ventimiglia, pranë kufirit Italo-Francez.

Djali 5-vjeçar Alen Barnar Ganao ndodhej për pushime me familjen në ambientet e rekreacionit Por La Mar. jë kalimtar e pa fëmijën rreth orës 19:30 pranë një kalimi për këmbësorët dhe e ka ndihmuar që të kalonte rrugën.

Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e policisë, karabinierëve, zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit malor dhe dhjetëra vullnetarëve.

Sipas Corriere della Sera, dyshohet se i mituri mund të jetë në spektrin e autizmit, gjë që mund të shpjegojë pse nuk i përgjigjet thirrjeve të ekipeve të kërkimit.

Policia ka vendosur një altoparlant që luan zërin e regjistruar të nënës që thërret fëmijën. Vullnetarët po luajnë gjithashtu këngën e preferuar të fëmijës, duke shpresuar se ai do ta dëgjojë dhe do të dërgojë një sinjal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit