“Çamët u larguan vetë”
Kur viktima akuzohet për arratisjen nga vrasësi.
Një nga pretendimet më të përhapura në narrativën zyrtare greke është se çamët nuk u dëbuan, por u larguan vetë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të “konflikteve” dhe “klimës së pasigurisë”.
Kjo është më shumë se një shtrembërim i historisë – është një akt i dytë dhune mbi viktimën: përveç se i masakruar dhe i dëbuar, ai shpallet fajtor për vetë përzënien e tij.
Por kjo tezë është jo vetëm historikisht e rreme, por edhe moralisht çnjerëzore.
Masakra dhe dëbimi – e vërteta historike
Në verën e vitit 1944, forcat nacionaliste greke të EDES-it, të komanduara nga gjenerali Napolon Zerva, ndërmorën një fushatë sistematike spastrimi etnik në rrethinat e Filatit, Paramithisë, Margëlliçit, Gumenicës dhe kudo në Çamëri të banuara nga shqiptarët myslimanë të Çamërisë.
- Sipas raporteve britanike të misionit ushtarak në Epir (Field Report, 1945), masakrat ndaj popullsisë civile ishin të koordinuara dhe me urdhër: “Fshatrat u dogjën, civilët u masakruan, gratë u përdhunuan. Dëbimi i çamëve nuk ishte reagim i popullit, por një veprim ushtarak i organizuar.”
-
Raporti i UNRRA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Ndihmat e Kombeve të Bashkuara) evidenton se: “Rreth 28.000 shqiptarë myslimanë janë dëbuar me forcë drejt territorit shqiptar, në gjendje të mjerueshme.”
-
Ndërsa në dhjetor 1945, shqiptarët çamë të mbijetuar formuan në Shqipëri Komitetin Antifashist të shqiptarëve të Çamërisë, i cili në kërkesat zyrtare drejtuar misioneve aleate kërkonte:
-
Kthimin në trojet e tyre
-
Dënimin e autorëve të masakrave
-
Kthimin e pronave dhe të drejtave të tyre si shtetas grek.
Nëse çamët “kishin ikur vetë”, pse do të organizoheshin politikisht për t’u kthyer menjëherë pas luftës?
Largimi nën dhunë është dëbim dhe përbën krim ndërkombëtar
- Në të drejtën ndërkombëtare, çdo zhvendosje e detyruar e një popullsie për shkak të dhunës, përkatësisë etnike ose fetare konsiderohet krim kundër njerëzimit (Statuti i Romës, Konventa e Gjenevës).
-
Të thuash “u larguan vetë” është një ndryshim qëllimshëm i termit për të mohuar krimin dhe për të fshirë përgjegjësinë e autorëve.
Përdorimi i kësaj teze justifikoi konfiskimin e pronave
- Pas dëbimit, shteti grek shpalli pronat e çamëve “të braktisura” dhe i konfiskoi përmes ligjeve të posaçme.
-
Në fakt, pronarët ishin gjallë dhe kërkuan kthim, por nuk u lejuan të rikthehen dhe u trajtuan si “armiq të shtetit”.
-
Gjyqi në Janinë në vitin 1945–1946, ku u dënuan në mungesë 1,930 çamë, ishte mjeti për ta bllokuar ligjërisht çdo kthim apo kompensim.
Teza e mohimit: shpifje për të shuar kujtesën
Pretendimi se “çamët u larguan me dëshirë” është një strategji e mirëfilltë e mohimit të krimeve, e ndërtuar për të shmangur çdo përgjegjësi morale dhe ligjore nga autoritetet greke. Kjo tezë u përhap që në vitet 1950 dhe më pas u përdor:
- Për të justifikuar konfiskimin e pronave çame
-
Për të penguar rikthimin e tyre
-
Për të shuar çdo ndjenjë faji në shoqërinë greke
-
Për të krijuar një narrativë zyrtare që fshin historinë reale
E vërteta është: Çamët nuk ikën vetë. U përzunë. U masakruan. U vranë në oborret e shtëpive të veta duke i lënë pa varre.
Historia njërëzore nuk njeh asnjë ikje masive nëse mbi të nuk kryhen akte ç’njerëzore me qëllim spastrimin etnik ose nëse nuk ka katastrofa natyrore. Në Çamëri ndodhi spastrim etnik i mirëmenduar prej shumë dekadash dhe i realizuar në fund të luftës së dytë botërore.