-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Gonzato thekson rëndësinë e drejtësisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kryesoret

Gjatë prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se drejtësia është një element kyç për përmbushjen e standardeve europiane dhe avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Ai e vuri theksin te rëndësia e sistemit të drejtësisë në rritjen e besimit të qytetarëve dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Gonzato theksoi gjithashtu se procesi i drejtësisë duhet të jetë i dukshëm dhe i kuptueshëm për qytetarët, për të siguruar një progres të qëndrueshëm.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar vlerën e dialogut. Këto elemente janë kyçe që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm.”

“Drejtësia duhet të arrijë te qytetarët, duhet ta kuptojnë, të kenë besim, dhe vetëm duke patur këtë besim mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë. Dhe për këtë çdo hap ka rëndësi, çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion,” u shpreh ambasadori Gonzato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit